Në cilat prova u bazua Këshilli Penal për caktimin e masës së paraburgimit për Florim Misinin!


Masa e paraburgimit është një ndër masat më të rrepta, për sigurimin e prezencëes së të dyshuarit e cila shqiptohet me propozimin e Prokurorit për lëndët më të rënda penale. E njëjta është e rregulluar në nenin 165 të Kodit të Procedurës Penale dhe bazat të cilën mund të kërkohet kjo masë e sigurisë, e cila është e përshkruar në pikën 1 alinea 1 të nenit 165 ku thuhet se, masa e paraburgimit caktohet në qoftë se ekziston frika, se i dyshuari mund të fshihet apo nuk mund të vërtetohet identiteti i tij edhe në qoftë se ekzsitojnë rrethana të tjera që udhëzojnë në mundësinë e arratisë. Në pikën 2 të po të njëjtit nen është baza e dytë juridike me të cilën mund të kërkohet masa e sigurisë me paraburgim në qoftë se ekzsiton dyshim i bazuar se i dyshuari do t’i fsheh, falsifikojë apo do t’i zhduk provat e veprës penale ose nëse ekzsiton dyshimi se i njëjti do ta pengojë procedurën penale, duke ushtruar ndikimin e tij në dëshmitarë ekspertë apo në bashkëkryesit e veprës penale, shkruan Pa Censurë.

LEXO: Rikualifikimi i veprës çon pas grilave Florim Misimin (VIDEO)

Ndërsa avokati Ibrahim Bajrami thotë se, në rastin konkret sot ku Prokurori Publik Hanefi Ameti afër përfundimit të procesit gjyqësor, gjegjësisht në përfundimin e procedurës shtesë dëshmuese, bëri ndryshimin e përshkrimit të akuzës ndaj të akuzuarit Florim Misimi nga Kumanova dhe ndryshimin e kualifikimit juridik nga një vepër më e lehtë në një vepër me të rëndë penale, duke u thirrur në provën e siguruar me vonesë të ekspertizës, ku të njëjtën e prezantoi në sencën 5.7.2018, kjo provë që nga ajo datë i është dorëzuar mbrojtjes dhe e njëjta provë është e njohur për të akuzuarin Florim Misimi dhe në seancën e mbajtur më 5.7.2018 deri më sot janë mbajtur disa senca në të cilat, i akuzuari Florim Misimi ka ardhur rregullisht në seanca dhe njëkohësisht i njëjti ka qenë edhe me vendim gjyqi nën masën e sigursië me detyrim paraqitje në Gjykatë, ku i njëjti rregullisht është paraqitur në gjykatë në datat dhe kohën e duhur, gjë që flet se i akuzuari Florim Misini nuk ka ndërmend të fshihet, identiteti i tij është i njohur për Gjykatën dhe në asnjë menyrë nuk ekzsiton asnjë dyshim për t’u arratisur. Avkati Ibrahimi shton se, janë për t’u habitur dy fakte, e para propozimi i Prokurorit për përcaktimin e masës së paraburgimit, në fazë përfundimitare të procedurës, çështja është se sa është kjo masë e nevojshme dhe e ligjshme, e dyta është për t’u habitur se, nga cilat fakte dhe rrethana Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore të Tetovës i formar nga kryetari i gjyaktës dhe dy gjykatës penalist, nxorri konkuldimin se i dyshuari mund të vihet në arrati, në situatë ku gjendja faktike flet për dicka tjetër.

Avoakti Ibrahim Bajrami, ka lëshuar ankesë për vendimin e fundit nga Këshilli Penal pranë Gjykatës Themelore të Tetovës./Pa Censurë

LEXO: Vrasja e Naip Rexhepit në Reçicë të Vogël, të akuzuarit të enjten ulen në bankën e të akuzuarve

LEXO: Incidenti në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi, Prokuroria ka ngritur padi ndaj 13 personave

Baby Boo