Janë paguar 3,2 miliardë denarë për dëmshpërblim të deponuesve të “Bankës Eurostandard”


eri më sot, janë paguar gjithsej 3.2 miliardë denarë për dëmshpërblim të depozituesve të bankës së falimentuar “Eurostandard”.
Nga Fondi për sigurim të depozitave informuan se kjo është afër 77 për qind të fondeve të përgjithshme të dërguara në katër bankat përmes të cilave paguhet dëmshpërblimi.

Deri më sot, gjithsej 10 milionë denarë janë paguar në bazë të kompensimit trashëgimtarëve të depozituesve të “Bankës Eurostandard”.
“Dëmshpërblimi i trashëgimtarëve sipas vendimeve të trashëgimisë gjithashtu zhvillohet pa probleme dhe pagesa e tyre bëhet direkt përmes Fondit për sigurim të depozitave. Trashëgimtarët e paraqesin të gjithë dokumentacionin në mënyrë elektronike në Fond, pas së cilës Fondi përgatit faturat për kompensimin e depozituesve dhe u bën pagesa të drejtpërdrejta trashëgimtarëve nga llogaria e Fondit”, theksohet në komunikatën e Fondit.

Baby Boo