Cilën pyetje e refuzoi të përgjigjet Kasami?


Bilall Ksami Kryetari i Lëvizjes Besa njëherit edhe kryetar i Komunës së Tetovës, nuk ka komentuar qëndrimin e tij në Qeveri.Kasami nuk ka dashur të flasi gjatë.

“Sot jam për të rregulluar çështjen e mbeturinave në Tetovë”.

Gjithashtu kujtojmë se largimi i Besës nga Qeveria erdhi pasi që në Komunën e Zhelinës, KSHZ-ja solli vendim për rivotim në vendvotimin 2107, por që ditën e djeshme ky vendim u anulua nga Gjykata Administrative, me çka Komuna e Zhelinës do të udhëhiqet nga Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa. Për vendimin e Administratës ka reaguar në rrjetet sociale Facebook edhe kundërkandidati i Sejdiut nga BDI-ja Fatmir Izairi i cili hodhi dyshime se ky vendim i Administratives është politik ose korruptiv, por megjithatë e uroi kundërkandidatin nga Besa, Blerim Sejdiu.

Baby Boo