Mot me diell dhe më i ngrohtë, me temperatura deri në 23 gradë


Moti sot është kryesisht i kthjellët dhe do të jetë mëngjes ftohtë. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të ulëta deri në mesatare. Pasdite në zonat malore do të ketë kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi perëndimor. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej -1 deri në 7, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 23 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 3, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 21 gradë.

Baby Boo