Rama tregon pse refuzoi ftesën e Kurtit për takim rreth covid-19


Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka treguar se pse ka refuzuar ftesën e kryeministrit Albin Kurti, për takim për të diskutuar mbi pandeminë e koronavirusit.

Ftesën Rama e kishte marrë në mes të muajit mars, në kohën kur të dyja vendet sapo kishin nisur përballjen me pandeminë.

“Sepse ishte formati i gabuar në momentin e gabuar”, tha Rama në Pressing.

“Nuk doja të interferoja dhe të bëhesha sfondi i askujt kur në Prishtinë si gjithë planeti kishin hallin e pandemisë”, shtoi ai.

Kurti pati deklaruar se takimin ja kishte propozuar me shkrim Ramës, duke qenë se mbledhja e përbashkët e dy qeverive tashmë ishte bërë e pamundur.

Baby Boo