Lind fëmija me antitrupa të COVID-19


Një grua kur ishte shtatzënë ishte infektua me COVID thuhet se i ka dhënë fëmijës së saj antitrupa kundër virusit. Një grua nga Singapori, e cila ishte shtatzënë kur ishte infektuar me koronavirus në mars të këtij viti, thuhet se ka lindur një fëmijë me antitrupa kundër këtij virusi, duke zbuluar dilemën nëse infeksioni mund të transferohet nga nëna tek fëmija përgjatë shtatëzanisë.

Foshnja, e cila ka lindur këtë muaj, nuk ka COVID-19 por ka antitrupa të virusit, raportoi të Dielën gazeta Straits Times, duke cituar nënën e foshnjës se sapo lindur. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se nuk dihet ende nëse një grua shtatzënë me COVID-19 mund ta kalojë virusin tek fetusi ose foshnja e saj gjatë shtatzënisë ose lindjes. Deri më sot, virusi aktiv nuk është gjetur në mostrat e lëngjeve rreth foshnjave në mitër ose në qumështin e gjirit.

“Mjeku im dyshoi se unë i kam transferuar antitrupat e mia COVID-19 tek foshnja gjatë shtatzënisë time” i tha gazetës Celine Ng-Chan. Ng-Chan kishte qenë e sëmurë lehtë nga virusi COVID 19 dhe ishte lëshuar nga spitali pas dy javësh e gjysmë sa ishte trajtuar, tha ajo.

Ndërsa Singapori ka regjistruar pak më shumë se 58,000 infeksione COVID, ka mbi 62.2 milion infeksione në të gjithë botën sot, me të paktën 1.45 milion vdekje të raportuara, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara.

Baby Boo