Zyrtari i PDK-së krahason Albin Kurtin me Slobodan Milosheviqin


Zyrtari i PDK-së, Migjen Kelmendi, ka krahasuar kryeministrin në detyrë të Kosovës e kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin me kasapin e ballkanit, serbin, Slobodan Millosheviq.

Kelmendi këtë e ka bërë duke thënë që Kurti, në mënyrë sekrete. ka krijuar një polici digjitale klandestine, e cila sulmon qytetarët me “pendreka shamjes”, ndërsa ajo e Milosheviqit i sulmonte me pendreka e i rrehke.

Këtë Kelmendi e ka bërë duke shpërndarë një lajm të mediumit që e udhëheqte para se të hyjë në politikë, me titullun, “Grupi “meKryeministrin”, që e ka kriju Albin Kurti, përmban mbi 70 mijë profile të rreme (video-deshmi)”.

“Albin Kurti ka vite qe ka krijue, ne menyre sekrete, nji grup djemsh e vajzash te reja, dicka si Polici Digjitale klandestine, e cila vepron ne menyre te mshefte nga lokacionet e partise Vetevendosje, ose suportuesve biznisore te kesaj partie, dhe perdore rrjetet sociale per sulme ndaj njerezve qe mendojne ndryshe nga Albin Kurti.

Derisa Policia e Milosevicit i sulmonte qytetaret me pendreka dhe i rrehke, Policia e Albin Kurtit i sulmon qytetaret me ‘pendreka shamjesh’, nga ma te flliqtat e ma te turpshmet, per me denigru dhe vue ne dyshim personalitetin dhe integritetin e atij qe po flet kunder Albin Kurtit.” (Shih deshmine)”, ka shkruar Kelmendi./Gazeta inFokus

Baby Boo