Një shtetas grek gjendet i vde*kur afër terminalit kufitar


Në stacionin policor të Gjevgjelisë dje është raportuar se në orën 08:15, në parkingun e terminalit afër VK “Bogorodicë” në automjetin e udhëtarëve “Hundai” me targa greke, është gjetur i vdekur shtetasi grek S.S. (59).

Mjeku i Emergjencave të Gjevgjelisë e ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë kryer inspektim ekipet e SPB Gjevgjeli.
Me urdhër të prokurorit publik trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.

Baby Boo