Carovska: Jankulloska nuk ka arsye të shqetësohet, do të trajtohet sikur të gjithë qytetarët

“Gordana Jankulloska nuk ka arsye fare të shqetësohet pasi që, sikur të gjithë qytetarët do të trajtohet sipas ligjit”, u përgjigj ministrja e Punës dhe Politikës Socaile, Milla Carovska, në lidhje me letrën e ish ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, e cila ia ka dërguar asaj dhe ministres së Drejtësisë, Renata Deskoska për shkeljen e të drejtave të saj në gjykimin e lëndëve të Prokurorisë Speciale, ku është ajo është e akuzuar, njofton Portalb.mk.

Baby Boo

Carovska shtoi se nëse ka ndonjë problem i cili ka të bëjë me resorin me të cilin ajo udhëheq, do t’i ndihmonte pa asnjë problem, megjithatë, siç tha ajo, tani për tani nuk ka.

“Në lidhje me atë që shkruan në letër, a ajo ka të bëjë me praktikat gjyqësore, vendimet dhe procedurat, a ajo nuk është kompetencë e imja”, tha Carovska.

Ndryshe, Jankulloska letrën e hapur deri te Deskoska dhe Carovska e ka dërguar të shtunën ku është ankuar për realizimin e të drejtave të saj në fushën e gjyqësorit dhe mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve dhe grave, gjegjësisht shkeljen e tyre të ashpër.