Zyrtare: Xhafer Osmani është viktima që u gjet i djegur në Shqipëri


Policia e Kosovës ka konfirmuar se emri i viktimës që u gjet i djegur dje në Fushë-Krujë është Xhafer Osmani. Mësohet se Osmani është nga fshati Pestovë i Komunës së Vushtrrisë, ndërsa më 4 maj dikush nga familjarët e kishte raportuar si të zhdukur në Polici.

Xhafer Osmani gjatë ditës së djeshme është gjetur i djegur brenda veturës në fshatin Derven të Fushë Krujës në Shqipëri.

Express ka kontaktuar me zëdhënësin e Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahitin. Zahiti tha se më 4 maj familjarët e kanë raportuar si të zhdukur një person me identitetin e njejtë me trupin e pajetë që u gjend dje në Fushë-Krujë. Dyshohet se bëhet fjalë për personin e njejtë.

“Më 4 maj, në orët e vona dikush nga familjarët e ka raportuar si të zhdukur në polici një person dhe dje e kan gjetë në Fushë-Krujë dyshohet që bëhet fjalë për personin e njejtë”, tha Zahiti.

Zahiti poashtu ka konfirmuar se identiteti i viktimës është Xhafer Osmani.

 

Baby Boo