Zvicra ka dhënë leje për përdorim urgjent të vaksinës së “Fajzer” dhe “BioNTek”

Agjencia zvicerane për rregullimin e ilaçeve “Suismedik” sot ka dhënë leje për përdorim urgjent të vaksinës të përpunuar nga kompanitë “Fajzer” dhe “BioNTek”, duke vlerësuar se bëhet fjalë për miratimin e parë në botë që ka kaluar procedurën standarde.

Baby Boo

Mediumet britanike transmetojnë se “Suissmedik” lejen për përdorim urgjent e ka dhënë dy muaj pas dorëzimit të aplikimit, në një procedurë të shqyrtimit të dokumentacionit të bashkangjitur, i cili është azhurnuar dhe shqyrtohet rregullisht.
“Të dhënat që aktualisht i kemi në dispozicion tregojnë një shkallë të lartë të efikasitetit, sigurisë dhe cilësisë së vaksinës në të gjitha grupmoshat e përfshira në prova”, theksohet në kumtesën e Agjencisë zvicerane për rregullimin e ilaçeve.

“Suismedik” i shqyrton edhe aplikacionet për marrjen e licencës për përdorim urgjent të vaksinave të përpunuara nga kompanitë “Moderna” dhe “AstraZeneka”.