Zjarr në N.P. “Rrugë dhe Rrugica”, digjen dokumente dhe 2 vetura


Mbrëmë rreth orës 01:15 pas mesnate janë djegur barakat e NP “Rrugë dhe rrugica”, prapa qendrës tregtare Bunjakovec në qendër të Shkupit. Sipas informacioneve të MPB-së, zjarri ka nisur nga një makinë e parkuar ngjitur me barakat, e cila ka shpërthyer dhe zjarri është përhapur në objektin e “Rrugë dhe rrugica”. Ndërkohë, para veturës së djegur ka qenë e parkuar vetura e ish-prokurorit të PSP-së, Gavril Bubevski, e cila është përfshirë pjesërisht nga zjarri.

“Paraqitjen e morëm rreth orës 01:15 në rrugën “Stefan Jakimov Dedov” se ka filluar zjarr në veturën “Nisan” me tabela të regjistrimit nga Shkupi në pronësi të N.L nga Shkupi. Nga zjarri pjesërisht është përfshirë edhe vetura “Shkoda” me tablea regjistrimi në Shkup në pronësi të G.B nga Shkupi dhe barakat e N.P. “Rrugë dhe rrugica” të cilat u dogjën tërësisht.”, thonë nga MPB.

Nga VMRO-DPMNE kërkojnë përgjigje nga partia në pushtet LSDM se nëse zjarre të tilla nuk janë pjesë e skenarit të planifikuar për shkatërrimin e dokumenteve për krim të mundur të institucioneve.

“Mëngjesin e sotëm ndodhi zjarri I katërt me radhë në institucion shtetëror. Zjarri në N.P. “Ruugë dhe Rrugica” vjen pas shumë zjarreve të shkaktuara në institucione shtetërore sin ë sekretariatin për Çështje Evropiane, Inspektoratin e Ambientit Jetësor, Ministirnë e Drejtësisë. Në të gjithë katër institucionet shtetërore mes tjerash janë djegur dokumente të institucioneve.”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Në vendngjarje po shqyrtohen shkaqet pas çka do të dihen aryset e shpërthimit të zjarrit dhe se a ka dyshime që zjarri të jetë vënë me qëllim. Nga zjarri i shkaktuar nuk ka viktima.

Baby Boo