Ali Ahmeti shpallet “Qytetar Nderi” i Tiranës


Me propozim të kryebashkiakut Erion Veliaj, Këshilli Bashkak i Tiranës ka miratuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi” për kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ky titull iu akordua, Ali Ahmetit në shenjë falënderimi për gjithë kontributin e tij në komunitetin shqiptar të Maqedonisë së Veriut. Ali Ahmeti është një prej figurave më të rëndësishme në skenën politike dhe shoqërore të Ballkanit Perëndimor.

Kryetari Veliaj tha se Ali Ahmeti do mbetet në historinë e kombit shqiptar për veprat dhe kontributin që ka dhënë për komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Baby Boo