Kurti kërkon armëpushim të menjëhershëm në Gaza


Kryeministri Albin Kurti u është bashkuar liderëve botërorë në thirrjen për armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare.

Kurti ka thënë se vdekjet dhe vuajtjet e civilëve që nga sulmi i Hamasit, janë thirrje urgjente për veprim të shpejtë.

“U bashkohem Nënpresidentes Kamala Harris dhe dhe liderëve të tjerë botërorë në thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, lirimin e pengjeve dhe rritjen e ndihmës humanitare. Vdekjet dhe vuajtjet e civilëve në muajt që pas sulmit terrorist të Hamasit janë një thirrje urgjente për veprim të shpejtë dhe vendimtar”, ka shkruar Kurti në platformën “X”.

Nënpresidentja Harris shfrytëzoi një fjalimi që e mbajti të dielën të bëjë thirrje për armëpushim, njërin nga thirrjet më këmbëngulëse deri më tani të administratës së Presidentit Biden për t’i dhënë fund luftës.

“Duke patur parasysh shkallën e pamasë të vuajtjeve në Gazë, duhet të ketë një armëpushim të menjëhershëm,” tha zonja Harris gjatë një fjalimit të mbajtur në Alabama ku po shënohej përvjetori i lëvizjes për të drejtat civile. Deklarata e saj u duartrokit nga të pranishmit.

Harris po ashtu u tha të pranishmëve se “kërcënimi që Hamasi paraqet për popullin e Izraelit duhet të eliminohet.”

Administrata amerikane po bashkëpunon me Egjiptin dhe Katarin për të ndërmjetësuar një ndërprerje të përkohshme të luftimeve prej gjashtë javësh për të siguruar lirimin e pengjeve që ende po mbahen nga Hamasi dhe për të futur më shumë ndihma në Gazë, ku Kombet e Bashkuara po paralajmërojnë për rrezikun e urisë.

Baby Boo