“Zhvatja”, Pendarovski bën thirrje për hetim thelbësor


Presidenti Stevo Pendarovski bën thirrje për hetim thelbësor dhe pa ndikime të jashtme për rastin “Zhvatja”. Ai nuk dëshiron të komentojë zhvillimin e deritanishëm të hetimit por thotë se është e rëndësishme që institucionet filluan të bëjnë punën e tyre.

“E dini se kanë ndodhur disa aktivitete rreth kësaj. Kemi pasur privim nga liria të ish prokurores speciale dhe procedura mori kahje siç është përcaktuar me ligje. Puna ime si president nuk është që të komentoj më tej çdo fazë të ardhme tashmë që gjithçka hyri në binarë. Apeloj që të jemi të durueshëm dhe të presim se çfarë do të zbardhë procedura ligjore. Unë dhe të gjithë ne duam të shohim hetim të shpejtë por edhe thelbësor dhe hetim në të cilin nuk do të vërehen ndikimet e jashtme as nga bashkësia e biznesit as nga politikanët”, deklaroi Stevo Pendarovski, president.

I pyetur nëse ideja e vendosjes së një prokurori të huaj në krye të Prokurorisë Speciale për Presidentin Stevo Pendarovski është e pranueshme, Pendarovski tha se në princip të huajt kanë pasur ndikim pozitiv në vend, megjithatë duhet të shihen kornizat ligjore për këtë.

“Në princip asnjëherë nuk kam pasur problem me përzierjen e të huajve në asnjë fushë, nëse janë kompetentë dhe profesionistë. E shohim se kemi vetëm rezultat pozitiv nga ndërhyrja e të huajve, BE-ja, NATO dhe vendet partnere. Nuk e di nëse kjo është e mundur por në princip do të doja të shihja përfshirje më të madhe të personave të huaj profesionistë në mbështetje të sistemit tonë gjyqësor”, u shpreh Stevo Pendarovski, president.

Pendarovski javë më parë bëri thirrje urgjente për angazhimin e institucioneve për zbardhjen e rastit, ndërkohë që pjesa më e madhe e administratës gjyqësore dhe organeve të hetuesisë ishin në pushim kolektiv.

Baby Boo