Kapet me 8 pistoleta suedezi në Muriqan, ja ku do i çonte


Kishte hipur në autobusin e linjës Ferizaj – Gjermani, si një pasagjer i zakonshëm! Por kur ka mbërritur në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, 21 vjeçari suedez Sebastian Richard nuk ka rezultuar të jetë i tillë.

Të fshehura në një çantë, policia e kufirit dhe migracionit i gjeti plot 19 pistoleta “Ekol Special 99” të kalibrit 9 milimeter.

“Në PKK Muriqan në dalje gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21 – vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës “Kosovë -Gjermani”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 19 armë zjarri tip “pistoletë”, kalibër 7.65” informoi policia e Shkodrës.

Destinacioni final i tyre mësohet se ishte Gjermania, por i riu kur është marrë në pyetje nga policia nuk ka dhënë detaje se për çfarë qëllimi po transportonte pistoletat atje.

Detaji i vetëm që ka dhënë është se i ka blerë në Kosovë, por për to nuk disponon asnjë dokument.

Në pyetje po merren edhe drejtuesi i mjetit dhe përfaqësuesi i agjensisë që ai ka prerë biletën e udhëtimit, nëse ato kanë patur dijeni mbi materialet që po transportonte ky shtetas.

Materialet në ngarkim të tij pritet t’i kalojnë prokurorisë pranë gjykatës së shkallës së parë Shkoder, që me gjasa pasi ta marrë në pyetje të riun për më shumë detaje, do ta kalojë si rast tek Krimet e Renda.

Një histori e tillë përsëritet pas plot 5 vitesh në Muriqan, kur në shtatorin e 2012-es, u arrestua 35 vjeçari Lars Tommy Rosen.

Edhe ky shtetas asokohe i kishte blerë 9 pistoletat e së njëjtës marke në Kososë dhe kishte për destinacion Gjermaninë. Ai u dënua me 10 vite burg nga gjykata e krimeve të rënda për kontrabandë armësh dhe u ekstradua më pas në Stokholm për të kryer dënimin atje.

Baby Boo