Dy legjenda për Skënderbeun, Pela me Mëzin në kurriz


Nga Moikom Zeqo

Gjergj Kastrioti i donte shumë kuajt.

Që kur ishte fëmijë ai dinte të kërcente me shkathtësi dhe të hypte mbi kuajt duke ikapur nga jelet, edhe kur nuk kishin shalë për të kalëruar me galop.

Instikti iGjergj Kastriotit për kuajt qe ijashtëzakonshëm, ai njehësohej me trupin e kalit si të qe një qënje e vetme.

Në rini Gjergj Kastrioti kishte përdorur disa kuaj, si kuajt e tij dhe të jatit.

Kur luftonte në hapësirat e Azisë ai përdorte kuaj arab, mjaft tëhajthëm dhe të shpejtë.

Ai dinte të kalëronte edhe kuajt e racave të tjera.

Kur u kthye dhe çliroi Krujës duke shpallur lirinë e Arbërisë Gjergj Kastrioti kishteë një kalë me përmasa të mëdha.

Thundra e këtij kali që tre herë më e madhe se e një kali të zakonshme.

Krifa e këtij kali qe me qime të gjata, shumë të gjata, sa që Gjergj Kastrioti ilidhte me gërsheta.

Për të kalëruar këtë kalë Kastrioti përdorte mamuze të mprehta çeliku si dhe frerë të mëdhenj.

Por kali nuk kishte asnjë shqetësim kur mbante trupin e Kastriotit të veshur me armaturën e rëndë metalike.

Heroi e donte shumë këtë kalë.

Por ndodhi që kali u plagos në betejë nga një heshtë e helmuar.

Kastrioti ibëri të gjitha mjekimet, thirri mjekë nga të katër anët, por plaga e kalit nuk mbyllej.

As nuk përthahej.

Helmi qe itmerrshëm.

Kali i jashtëzakonshëm, më u bukuri dhe më imadhi midis kuajve të tjerë po lëngonte, po shkonte drejt vdekjes.

Erdhi një malësor nga pyjet e Lurës tek rezidenca e Gjergj Kastriotit në Krujë.

Ky malësor kishte dëgjuar për kalin e heroit që po vuante.

Malësori bisedoi me Kastriotin.

Malësori itha se në pyjet madhështore të Lurës ai kishte parë një pelë të bardhë e cila vraponte duke mbajtur të ngjitur në kurriz një mëz, gjithashtu të bardhë.

Kjo qe diçka e pabesueshme.

Por malësori e kishte parë me sytë e tij pelën e habitshme, që mbante mëzin në kurriz.

Kjo pelë qe e pakapshme.

Askush nuk mund ta arrinte atë në vrapim dhe askush nuk mund ta qëllonte atë me shigjeta.

Hungëllimat e pelës qenë kaq të fuqishme, sa kur ajo hingëllinte në qiellin e zbehtë të muzgut befas shkrepëtinin vetëtima.

Këto ishin shenja të çuditshme dhe misterioze.

Asnjëri nuk dinte të shpjegonte këto shenja të tokësdhe të qiellit.

Por ç’qe vallë kjo pelë që s’ngjante me gjithë sojin e saj në tokë?

Pse e mbante mëzin e saj të ngjitur në kurriz.

Kështu vallë e mbronte mëzin nga çdo mundësi që mund të kërcënonte jetën e tij.

Ç’qe kjo pelë enigmatike?

Ç’përfaqësonte mëzi isaj.

Malësori itregoi Gjergj Kastriotit se në një mesnatë në një Hënë që qe katërfish më e madhe se Hëna e zakonshme befas qe ndeshur me pelën ballë për ballë.

Sytë e pelës qenë plot dritë.

Vështrimi isaj qe miqësor.

Bardhësia e trupit të pelës qe gati prej argjenti.

Por dhe ky argjent dritësonte.

Malësori iu afrua dhe pela e la që ta prekte me dorë në ballë.

Pastaj hingëlliu mëzi mbi kurriz.

Pela sikur u zgjua nga njëëndërrim ifshehtë, kërceu dhe hingëlliu dhe ajo dhe u largua duke vrapuar.

– Kastrioti ynë imadh, – tha malësori, kjo pelë, ndoshta magjike të përket vetëm ty.

Jam isigurtë se ajo të pret në pyjet e Lurës.

Prandaj duhet të vish me mua në këto pyje.

Gjergj Kastrioti vendosi që të shkonte me malësorin në pyjet e pelës që mbante në kurriz mëzin e saj.

Dhe kështu bëri.

Arriti në këto pyje në muzg.

Muzgu qe ipurpurt, thuaj të tërë horizontet qe veshur me një arë, gjithashtu dritësonte pa pushim.

Pastaj ra buzëmbrëmje.

Dalëngadalë errësira zotëroi hapësirën.

Mbi horizont u ngrit një Hënë e madhe pesë herë me përmasa më shumë se sa një Hënë e zakonshme.

Dhe ja u dëgjua hingëllima e hatashme e pelës.

Heroi ndjeu që iu drodh trupi dhe muskuli.

Por mendjen e kish krejt të kthjellët.

Ndjente në shpirt në këndjellje dhe gëzim të pashpjegueshëm.

Bashkë me malësorin u futën midis drurëve të mëdhenj shekullor.

Në një lëndinë ai e pa pelën e pabesueshme.

Ajo qëndronte në këmbë dhe shihte me sytë e saj plot mirëbesim të fshehtë.

Gjergj Kastrioti iu afrua.

Ia preku ballin pelës me dorën e tij tëm fuqishme.

Dhe pastaj sytë e pelës pikuan lot.

Pela u gjunjëzua përdhe.

Pse e bëri ajo këtë gjë?

Pikërisht që Gjergj Kastrioti të shihte qartësisht se si duhet mëzin e bardhë që ajo mbante ngjitur në shpinë?

Heroi e pa mëzin.

Mëzi qe më shumë se sa një shumë mëz iporsalindur.

Dukej që mëzi kishte lindur nga pela shumë muaj më parë, ose ndoshta dhe një vit më parë.

Por nuk qe shkëputur , për arsye të pashpjegueshme dot, nga trupi ipelës mëmë.

Mëzi e pa me sytë e tij Kastriotin.

Në këtë vështrim kishte diçka gati të mbinatyrshme.

Por dhe shumë intime.

Pela e gjunjëzuar në tokë hingëlliu thekshëm.

Ateherë Kastrioti pa se si mëzi dalëngadalë doli nga trupi ipelës, u dukën këmbët e tija, dhe sapo u shkëput ai kërceu mbi tokë, me një bukuri gati verbuese.

Ndërkohë pela imbylli sytë dhe dha shpirt.

Kjo ishte ajo gjë që pela duhej të bënte në fund.

Ajo e mbajti mëzin e vet në trup për ta mbrojtur.

Ajo e dinte vlerën e pakufishme të mëzit.

Pela gjithashtu e dinte se ky mëz ipërkiste dikujt tjetër.

Dhe kur ky dikush, që s’ngjante me të tjerët erdhi më në fund dhe e preku pelën në ballë, aherë ajo e kuptoi se kishte ardhur çasti imadh.

Çasti madhështor ifundit, për ta lindur të tërin dhe për t’a nxjerrë nga vehtvehtja mëzin e saj.

Sepse nëse ky mëz ikishte përkitur asaj, tashmë e tutje do t’i përkiste atij, për të cilin ky mëz ishte lindur në këtë botë.

Në sytë e Gjergj Kastriotit vërshuan lotët.

Ai e puthi ballin e pelës së bardhë, tashmë pa jetë.

Gjergj Kastrioti e ngriti në krahët e tij mëzin.

Ky mëz qe amaneti ipelës.

Gjergj Kastrioti u kthye në Krujë.

Sa hyri në portat e kështjellës së Krujës thanë se kali itij vigan kishte mbyllur sytë, gjithashtu përjetë.

Skënderbeu mendoi për vdekjen e të dyve edhe të pelës së bardhë edhe të kalit të tij në të njëjtin moment, njëkohësisht.

Po pse njëkohësisht?

Një mister imadh rrethonte gjithshka.

Madje tërë botën.

Tërë shekullin.

***

Gjergj Kastrioti e rriti mëzin në sallën e tij në Krujë.

Mëzi ibardhë u rrit dhe u bë një kalë imrekullueshëm.

Inteligjenca e këtij kali ishte më e madhe se inteligjenca e njerëzve.

Ai kuptonte në heshtje të tëra fjalët e heroit.

Ai dëgjonte gjithshka.

Ai kuptonte gjithshka.

Ky kalë e bardhë qe kali që ishërbeu heroit deri në Vdekjen e tij.

Kur Gjergj Kastrioti kalëronte mes kalorësve të tij nëpër beteja kali ibardhë shkëlqente nga bardhësia, kaq imadh qe ky shkëlqim sa që dhe në netët e errëta ky kalë ndriçonte ferrin rreth e qark.

Kur armiqtë e shihnin kalin e bardhë dhe mbi të Gjergj Kastriotin mendonin se drejt tyre po vinte një kreshnik ipathyeshëm që kalëronte jo një kafshë por vetë dritën e madhe të shekujve dhe epokave.

Kështu Gjergj Kastrioti u mbiquajt Kalorësi iDritës.

Një Kalorës që iverbonte armiqtë përpara se t’i shfaroste.

***

Më 17 Janar 1467 Gjergj Kastriot Skënderbeu, itëri ithinjur, itëri isfilitur vdiq në Lezhë dhe u varros në Katedralen e këtij qyteti.

Por ç’ndodhi me kalin e tij të bardhë?

Hingëllimat e tij të dhimbjes trondisnin gjithshka. Rrëzoheshin nga malet shkëmbenjt dhe yjet.

Rrëzoheshin edhe kometat.

Shkundeshin të gjitha gjethet e pemëve.

Binin të tëra frutat.

Në det ngriheshin shtrëngatat e mëdha.

Dielli dhe Hëna dilnin si të ngurosur me përmasa të vogla dy ose tre herë më pak se përmasat e tyre reale.

Lumenjtë dhe përrenjtë vërshonin dhe përmbytnin tokat.

Kaq e pakufishme qe dhimbja e kalit të bardhë.

Pasi mbylli sytë Heroi Gjergj Kastriot Skënderbeu edhe kali ibardhë ishtri për të dhënë shpirt.

Ai nuk mund të jetonte dot më.

Jeta e tij ipërkiste jetës së Kastriotit.

Kur jeta e Kastriotit mbaroi edhe jeta e kalit të bardhë mbaroi.

Ata dëshmitarë që e panë vdekjen e kalit të bardhë treguan të tronditur se kali ibardhë dalëngadalë e zbehu ngjyrën e tij dhe papritur forma e tij natyrore prej kali filloi të zvogëlohej, të zvogëlohej derisa u shndërrua në formën e një mëzi. Dhe ky mëz, ikthyer në origjinën e dikurshme, befas u ngrit në hapësirë, sepse që nga dheu u ngrit edhe forma e pelës nënë, që tashmë e mbante ende të ngjitur në trupin e saj mëzin.

Dhe kjo pelë e pashkëputur nga mëzi isaj u ngrit me një furi të madhe, pastaj u turr me galop për të ikur drejt pyjeve të madhe dhe drejt Përjetësisë së Pafund.

Baby Boo