Zekiri ju drejtohet qytetarëve: Me anëtarësimin ne NATO realizojmë interesim strategjik


Muhmed Zekiri

Te nderuar qytetarë
Për një muaj kemi shansin historik te sigurojmë te ardhmen evropiane te vendit tone, si vend i barabarte i BE-se dhe NATO-s.

Me anëtarësimin ne NATO realizojmë interesim strategjik – Maqedonia te behet pjese e botes se zhvilluar demokratike, vend anëtar i barabarte me aleatët me te fuqishëm botëror.
Anëtarësimi ne NATO garanton siguri dhe stabilitet per qytetaret dhe mbrojtje te perhershme te kufijve tanë. Procesi i anëtarësimin ne BE do te thotë zhvillim ekonomik dhe përforcim i shtetit juridik.
Anëtarësimi ynë ne NATO dhe BE siguron me shume para, qasje me te lehte deri tek dija dhe teknologjitë e reja. Me anëtarësimin do e rritet stabiliteti dhe besimi ne ekonominë e vendit. Kjo do te thotë me shume investime, vende te reja te punës dhe standard me i larte i jetesës për të gjithë.
Ne 6 muajt e fundit kemi realizuar investime rekorde. Investimet të drejtpërdrejta të huaja kanë arritur ne 327 milion euro për 6 muaj. Zëvendëskryeministri Angjushev thotë se për 218% është rritur mesatarja ne tre vitet e fundit. Ndryshe vitin e kaluar investimet e përgjithshme te huaja kane qene vetëm 2271 milion euro.
Ky zhvillim pozitiv ekonomik është fal politikave ekonomike te qeverise, si dhe ftesës për anëtarësim ne NATO si dhe paralajmërimit për fillimin e bisedimeve për BE.
Për këtë shkak, si qytetare te përgjegjshëm dhe te përkushtuar për te mirën e shtetit tone, nevojitet te bashkohemi rreth çështjes me te rëndësishme. Ta shfrytëzojmë ketë shans historike. Me 30 shtator te rrethojmë “PER” anëtarësimin e vendit ne NATO dhe BE, te rrethojmë “PER” Maqedoninë evropiane.

Baby Boo