Arr*estohet 52 vjeçari nga një fshat i Tetovës, ja për çka akuzohet


Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se pak pas mesnate ka privuar nga liria 52 vjeçarin D.A. nga një fshati i Tetovës i cili paraprakisht ishte denoncuar nga nëna e tij për dhu*në fizike.

“Mbrëmë (31 tetor), dhjetëra minuta pas mesnate, pjesëtarët e policisë të SPB- Tetovë kanë privuar nga liria 52 vjeçarin D.A. nga një fshati Tetovës, i cili paraprakisht ishte raportuar nga nëna e tij 72 vjeçare se e kishte su*lmuar fizikisht në shtëpinë e tyre familjare”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.

Sipas raportit të policisë D.A. e kishte lënduar nënën e tij me një mjet prej druri. Rasti po zbardhet dhe ndaj tij do të ngritet parashtresë përkatëse.

Baby Boo