Zbulohet lokacioni: Behgjet Pacolli ndodhet në Tiranë


Behgjet Pacolli, kryetar i Aleancës Kosova e Re ndodhet në Tiranë, shkruan Insajderi.

Lajmin për vendndodhjen e tij në kryeqytetin shqiptar e ka konfirmuar këshilltari i tij, Naim Murseli.

“Ai gjendet në apartamentin e tij në Tiranë, lidhur me ardhjen e tij do të njoftohen të gjithë, por aktualisht qëndron në kryeqytetin shqiptar”, ka thënë Murseli për Insajderin.

Murseli, pati përgjigje edhe për raportimet se Pacolli, gjatë ditës së djeshme është kthyer në Kosovë me ndihmën e Presidentit Hashim Thaçi.

“Për këtë është përgjigjur Presidenti Thaçi, është spekulim qesharak”, ka deklaruar këshilltari i Pacollit.

I pyetur se a kanë marrëveshje për koalicion me Lidhjen Demokratike të Kosovës, Murseli është shprehur se deri tani nuk ka një marrëveshje të tillë.

Baby Boo