Thaçi merr mbështetjen e Grenellit për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se javën tjetër do t’i ndërmarrë hapat e fundit kushtetues për të mundësuar formimin e një Qeverie të re.

Baby Boo

Në llogarinë e tij në Twitter, Thaçi ka theksuar se “tarifat dhe reciprociteti duhet të bien për ta forcuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian ndaj Kosovës”.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i të përzgjedhurit special nga Shtëpia e Bardhë për dialogun Kosovës-Serbi, Richard Grenell, i cili e ka shpërndarë postimin e Presidentit Hashim Thaçi në llogarinë e tij.

“Pasi të bien tarifat / reciprociteti (mbase këtë javë?), Atëherë Dialogu fillon me zell. Unë kam folur me liderët në Serbi dhe Kosovë për të sqaruar se ata duhet të fillojnë të ndërtojnë besim sot në përgatitje – dhe ata janë angazhuar ta bëjnë këtë”.