Një kavanoz ajvar më shtrenjtë se 1kg speca të kuq


Në këtë periudhë të vitit një pjesë e qytetarëve vendosin të përgatisin ajvar. Specat e kuqe për ajvar këtë vit përshkak krizës ekonomike kanë arritur deri 50 denarë ndërsa mesatarisht një familje blen afër 50 deri 65 kg speca. Që i bie se vetëm për speca duhet të shpenzojnë rreth 3 mijë denarë. Ndërsa vitin e kaluar çmimi i specave ka qenë rreth 30 denarë.

“Shitja është më e dobët, çmimi i specave ka arritur 50 denarë. Ndërsa ka qenë 25-30 denarë tash 50 denarë edhe zejtini kushton. Për këtë arsye edhe shitja është më e dobët”, deklaroi shitësi Bujar Idrizi. Disa qytetarë të anketuar nga tv klanM. kanë deklaruar se rritja e çmimeve të produkteve ka ndryshuar mendjen e disa qytetarëve që fare mos të përgatisin ajvar.

“Vitin e kaluar çmimi ka qenë 20 denarë si vjet u bë 50 denarë. Shumë ka hypur çmimi. Shumë është rritur çmimi. Të gjitha gjërat kanë hypur katastrofë”.
“50 denarë janë specat, druri, vaji, mundi, kushtojnë, më mirë fare të mos përgatisim”.
“Harxhime të mëdha kot. Vaji i shtrenjtë, çdo gjë është shtrenjtuar. Mënyra se si përgatitet ajvari është e zakonshme dhe çdo familje e ruan si traditë. Së pari specat piqen, çërohen, bluhen dhe në fund zihet.

“Harxhime shumë deri në 5 mijë denarë. Po nuk shkon dimri pa ajvar? Po nuk shkon, pak ajvar, pak turshi, thotë qytetari i anketuar nga tv klanM. Metoda më e re për përzierjen e ajvarit është kjo maqinë e cila punon me rrymë kjo mënyrë lehtëson punën e përzierjes të pandërprerë të ajvarit.

Në marketet mund të gjinden lloje të ndryshme të ajvarit të gatshme ndërsa çmimi arrinë nga 200 denarë e mës shumë vpër një gavanoz. Në këtë periudhë po fillojnë edhe përgatitjet e turshive të ndryshme, shumica e familjeve e kanë traditë shumë vjeçare./KlanMacedonia/

Baby Boo