Zaev: Jemi duke biseduar me Cipras, do ta informoj opinionin për të rejat rreth emrit

Kryeministri Zoran Zaev në konferencën e sotme për media theksoi se Maqedonia është duke ecur drejt Bashkimit Evropian dhe NATO-s, janë duke u zgjidhur mosmarrëveshjet, por edhe është duke u përforcuar identiteti maqedonas, transmeton Portalb.mk.

Baby Boo

“Asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër zgjidhjes, asnjëherë nuk kemi qenë kaq afër me miqtë. Është konfirmuar edhe identiteti i maqedonasve. Maqedonisë nuk i duhen vetëm fjalë boshe, por i duhet udhëheqje dhe hap përpara. Patriotë të vërtetë janë ato që e çojnë vendin përpara. Me zgjidhjen e kontestit do të hijmë në NATO. Rajoni nuk guxon të lejojë hap pas. Maqedonia është në rrugën e duhur, reformat kryesore janë njohur nga të gjitha vendet e BE-së. I treguam botës se kriza politike është pas neve”, tha Zaev.

Ai nuk deshi të përgjigjet se cili është emri për të cilin po bisedojnë dhe tha se ende për asgjë nuk janë marrë vesh.

“Pason biseda me Cipras, nëse ka diçka, do ta ndaj me qytetarët, e dini se jemi transparent. Qëndrojmë pas vendimit për referendum”, tha Zaev.