Opozita do shkarkim urgjent të Filipçes dhe Hasanit, kërkojnë seancë urgjente në Kuvend, por nuk e kanë dorëzuar me shkrim


Seancë urgjente në Kuvend, me dy pika të rendit të ditës kërkon VMRO-DPMNE. Pika e parë është për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe pika e dytë për shkarkimin e zëvendësit të tij Ilir Hasani. Iniciativën e mbështesin në bazë të nenit 67 dhe 68 të Rregullores së Kuvendit.

“Pyetja jonë deri te shumica parlamentare dhe deri tek Qeveria është se edhe sa njerëz duhet të digjen të gjallë si pacientë që të sillet përgjegjësi politike dhe objektive për një tragjedi e cila vjen si rezultat i papërgjegjësisë së pushtetit”, tha Antonio Milloshoski, deputet i VRMO-DPMNE-së.
Nga opozitarja VMRO-DPMNE presin që kryeparlamentari Talat Xhaferi në afat prej 10 ditëve të caktojë seancë, duke vlerësuar se gjendja është me karakter urgjent edhe shkarkimi duhet të jetë urgjent. Por, nga kabineti i kryeparlamentarit, thonë se ende nuk kanë pranuar kërkesë për seancë urgjente.

“Deri tani zyrtarisht ende nuk kanë dorëzuar kërkesë për seancë urgjente. Për këtë arsye nuk do të ketë qëndrim nga ana e kryeparlamentarit Talat Xhaferi. Sikur edhe deri tani kryetari i Kuvendit, nuk i komenton asnjëherë deklaratat politike, deri sa ato nuk dorëzohen zyrtarisht”, theksuan nga Kabineti i Kryeparlamentarit.
Megjithatë kryeministri Zaev edhe pas rezultateve të e para për shkaqet e zjarrit, ai nuk i ka pranuar dorëheqjet e ministrave të Shëndetësisë. Sipas tij duhet pritur të përfundojnë të gjitha ekspertizat që të sjellë një vendim.

“Kompetentë janë organet që e hetojnë rastin, sikurse në të gjitha shtetet edhe te ne PP, gjykatat etj. Nëse vërtetojnë gabim njerëzor apo çfarëdo lloj gabimi, ata e adresojnë atë çështje, këtu bëhet fjalë për moment politik, për dorëheqje mbi bazë morale, për të cilat unë kam thënë se baza dhe njëra nga pikat më me ndikim mbi vendimin tim që t’i pranojë këto vendime, do të jetë burimi i ekspertizës se përse ka ardhur te zjarri dhe si u shkaktua”, theksoi kryeministri Zoran Zaev.

Sipas raportit të Prokurorisë Themelore, zjarrin e ka shkaktuar kontakti i shkurtër elektrik në kabllon vazhduese, ku ka qenë i kyçur defibrilatori, një mbushës telefoni dhe një aparat tjetër. Ndërkohë hetimet për rastin ku jetën e humbën 14 persona.

Baby Boo