Qeveria vendosi, në Kosovë vetëm me dy doza të vaksinës anti-Kovid


Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin me të cilin parashihet lehtësim i masave anti-Kovid.

Sipas këtij vendimi, hyrja në këtë shtet, nga e shtuna, do të bëhet vetëm me dy doza të vaksinës anti-Kovid.

Këtë e bëri të ditur ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi pas përfundimit të seancës qeveritare.

“Hyrja në Kosovë lejohet për personat që posedojnë certifikatën e vaksinimit me dy vaksina apo me një nëse është vaksina nga Johnson&Johnson apo me një dozë bashkë me testin PCR negativ dhe personi që ka kaluar Kovid-19 në tre muajt e fundit ose është testuar negativ për PCR RT në 48 orët e fundit”, njoftoi Latifi, transmeton TV21.

Baby Boo