Xharra: U’a dedikoj ditën fëmijëve të Jemenit që as në media nuk raportohet (FOTO)


Gazetarja Arbana Xharra ditën e 1 Qershorit, ditën e fëmijëve u’a ka kushtuar fëmijëve të harruar në Jemen, ajo ka shkruar:

“Sot ditën e tyre ua dedikoj fëmijëve të harruar të Jemenit, për të cilët as nëpër media nuk po raportohet!Qindra mijëra fëmijë luten në rrugët e Jemenit duke shtrirë duart për ushqim ose pak para. Nëse ndihma humanitare nuk ofrohet menjëherë, miliona fëmijë do të vdesin nga uria.
Çfarë ka ndodhë me vetëdijen njerëzore, apo nuk ka mbetur një gjë e tillë?
Militantët të Houthit përdorin fëmijët nën moshën 17 vjeçare si luftëtarë, prej të cilëve 268 u vranë gjatë luftës, 58 u plagosën dhe 122 të tjerë u kapën peng – 454 fëmijë vazhdojnë të luftojnë për militantët.
Sipas dëshmive të fëmijëve, militantët e Houthit kërcënojnë t’i vrasin ata nëse nuk luftojnë sërish për të provuar brutalitetin e militantëve të udhëhequr në Teheran. Turp për klerikët në Iran që therin fëmijët në Siri dhe Jemen në emër të Allahut.” ka shkruar Xharra

 

Baby Boo