Grubi: Ja pse nuk votova për Syrija Rashidin


Janē zgjedhur shtatë emrat që do të selektojnë anëtarët dhe kryetarin e Komisionit Anti-Korrupsion. Sabina Fakiq dhe Besim Nebiu u propozuan nga Qeveria, Dragi Celevski nga Avokati i Popullit, Artan Grubi dhe Muhamet Zekiri nga shumica parlamentare, ndërsa Zoran Iliovski dhe Vlladanka Aviroviq nga opozita. Propozimi i deputetit të Besës Fadil Zendeli, që Syrija Rashidi të përfaqësojë opozitën shqiptare në këtë Komision Selektiv, nuk mori përkrahjen e deputetëve shqiptarë. Në vend të Rashidid, Grubi dhe Zekiri votuan për Vlladanka Aviroviq.

I pyetur për votën pro Aviroviqit, deputeti i BDI-së Artan Grubi tha se Aleancës për Shqiptarët nuk i takonte përfaqësues sepse nuk ka numër të mjaftueshëm të deputetëve.

Ndarja u bë në mënyrë proporcionale, e në koordinim paraprak mes grupeve parlamentare dhe grupet më të mëdha parlamentare nominuan nga një përfaqësues, ndërsa ASH-ja nuk ka mjaftueshëm deputet e as grup parlamentar dhe rrjedhimisht nuk i takon të ketë përfaqësues – u shpreh Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Baby Boo