Zgjerimi i BE-së, Mogerini: BE të shpërblejë përparimin e Maqedonisë


Pas nënshkrimit të letrës nga ministri i jashtëm grek Nikos Kocijas, se Greqia i jep dritë jeshile rrugës eurointegruese të Maqedonisë, e njëjta sot pritet të mbërrijë në BE dhe NATO, ndërkohë që në Luksemburg, sot dhe nesër kuvendon Këshilli i BE-së. Nesër në tryezën e përbashkët të shefave të diplomacive të vendeve anëtare të BE-së, pritet të vendoset për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë. Përfaqësuesja e lartë për punë të jashtme të BE-së Federika Mogerini fton vendet anëatre të BE-së që të shpërblejnë përparimin e Maqedonisë.

“E dini se rekomanduam çeljen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën. Ky proces duhet të mbështet në merita që do të thotë se kur ka përparim, I njëjti duhet të pranohet dhe të inkurajohet. Shpresoj se vendet anëtare do ta sjellin vendimin e duhur. Ne shohim përparime evidente në Ballkan. Do ta theksoj marrëveshjen për emrin, një moment historik që duhet mbështetur” – tha përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini.

 

Edhe shefi i diplomacisë greke Kocias në një intervistë për ‘Euroaktiv’ ka ftuar Europën të mbajë premtimin ndaj Maqedonisë dhe Shqipërisë dhe të nisë bisedimet.

“U thash kolegëve të mi se mund të jenë sa të duan rigoroz, por ne nuk duhet të bllokojmë perspektivën. Frikohem se mund të rrezikohen të gjitha përpjekjet që i bëmë me shumë sakrificë dhe kompromise nga të dyja palët, në rast se nuk jepet data për bisedime me Maqedoninë e Veriut. Qëllimi është që Franca të pajtohet me Gjermaninë që t’i iket destabilizimit të Ballkanit” – u shpreh Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias.

 

Është prononcuar edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Sipas tij, Maqedonia do të marrë ftesën për tu bërë anëtare e plotë e Alenacës vetëm pas referendumit të suksesshëm të emrit.

“Pres që liderët e vendeve anëtare në Alenacë, në samitin e korrikut të vendosin për nisjen e bisedimeve. Do të ftojmë IRJM-në që të bëhet anëtare e plotë nëse finalizojnë dhe zbatojnë marrëveshjen plotësisht. Neve na duhet ratifikim i plotë por gjithashtu edhe referendum i suksesshëm. Dhe nëse kjo ndodh unë jam optimist.” – tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

Liderët e vendeve anëtare të NATO-s do të mblidhen më 11 dhe 12 korrik në Bruksel. Si pengesë kryesore për zgjerimin e mëtejmë të Unionit shikohet qëndrimi franCez.

Presidenti Emanuel Makron pritet që fjalën e fundit ta thotë në Këshillin e BE-së të premten në Bruksel, në mbledhjen e liderëve të vendeve anëtare të BE-së. Ky thuhet të jetë shansi i fundit për dakordimin e fatit europian të Maqedonisë.

Baby Boo