Arsovska: “Mickoski më kërcënoi se kur të bëhet kryeministër do të më tërheq zvarrë nëpër rrugë”


Kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska ka drejtuar akuza të ashpra në drejtim të kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski duke thënë se ky i fundit e ka kërcënuar duke i thënë se kur të bëhet kryeministër do ta tërheq zvarrë nëpër rrugë.

“Po unë kam pasur kërcënime dhe atë nga Hristian Mickovski, dhe atë konkrete, personalisht dhe drejtpërdrejt me fjalët nëse nuk e bën këtë do të ndodhe kjo-ajo, në momentin e parë që të bëhem kryeministër do të tërheqim zvarrë neper rrugë, do ta fshijmë dyshemenë me ty, besoj se asnjë grua dhe asnjë njeri nuk duhet të vihet nën atë presion” – tha Danella Arsovska, kryetare e qytetit të Shkupit.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi nga ana e VMRO DPMNE-së duke shtuar se kjo deklaratë është produkt i takimeve të fshehta mes Kovaçevskit dhe Arsovskës në qeveri.

“Nëse ka pasur një gjë të tillë, ajo duhet ta raportonte menjëherë në institucionet kompetente. Por është e qartë se sa herë që Kovaçevski kapet në një krim, kur shohim që gruaja e tij hyn në bizneset e prodhimit të energjisë elektrike, atëherë dalin gënjeshtra dhe manipulime të tilla. Mendoj se Danela Arsovska duhet të jetë menaxhere siç u ka premtuar qytetarëve dhe jo të manipulojë opinionin” – tha Dragan Kovaçki, VMRO-DPMNE.

Përplasjet mes Micksokit dhe Arsovska, parnterë në zgjedhje lokale, filluan muaj më parë kur kjo e fundit shkarkoi nga detyra drejtorët e ndërmarjeve publike nga radhët e VMRO DPMNE-së. /KlanMacedonia/

Baby Boo