Xhaferi: Sot, në Ditën e Evropës, po të kishim shtet të së drejtës, funksionarët do të përgjigjeshin për keqpërdorime të detyrës zyrtare


Pres konfereca e Eco Guerillës në Ditën e Evropës:

Pluhuri që nuk e pastron Komuna në rrugët e Tetovës i çon fëmijtë tanë në spital, e jo në Evropë!

Sot, në Ditën e Evropës ne vazhdojmë të jetojmë në një qytet qëështë ende shumë larg Evropës.

Sot, në Ditën e Evropës ne kemi kryetare komune e cila mashtron, nuk respekton fjalën dhe nënshkrimin që ka dhënë vet për qytetarët e Tetovës.

Sot, në Ditën e Evropës, është turp të fshehish informacionet se si harxhohen paratë e qytetarëve nga Komuna dhe Ndërmarrjet Publike. Edhe pse morri përsipër se do jetë transparente dhe do tëpublikojë raportin financiar për vitin e kaluar dhe për 10 vitet e kaluara, kjo kryetare vazhdon me avazin e vjetër – me dy faqe bilanci përfundimtar u hedh pluhur syve të qytetarëve. Me këtë papërgjegjësi të skajshme na bën të dyshojmë se ka kaqpërdorime serioze.

Sot, në Ditën e Evropës është e papranueshme që qytetarët mos jenë të informuar se sa është borxhi i Komunës, kujt i kemi borxh, në kohën e kujt dhe për çfarë arsye është krijuar ky borxh?

Sot, në Ditën e Evropës, po të kishim shtet të së drejtës, këta funksionarë do të përgjigjeshin për keqpërdorime të detyrës zyrtare dhe do të përballeshin me gjykatat.

Sot, në ditën e Evropës vazhdojmë të mashtrohemi kur kryetarja me nënshkrimin e saj më 9

Tetor 2017 mori përsipër se rrugët e lagjeve tona, para shtëpive tona do të pastrohen së paku njëherë në muaj, me ujë.

Sot, në Ditën e Evropës, jetojmë në një qytet ku pluhuri në rrugët e lagjeve tona ende është pjesë e përditshmërisë për fëmijët tanë. Rrugët e qytetit tonë nuk pastrohen si në Evropë, por pastrohen vende vende ende si në shekullin e 19, pa makineri dhe infrastrukturë moderne. Shkaktare për sëmundjet respiratore të fëmijëve është pikërisht pluhuri që ata thithin nga ambienti.

Sot, në Ditën e Evropës, Tetova është qyteti me më pak hapësira të gjelbërta. Edhe ato pak hapësira që kishin mbetur po betonizohen çdo ditë.

Sot, në Ditën e Evropës, policia e trafikut në Tetovëështë bashkëfajtore dhe e paaftë për ta zgjidhur kaosin e trafikut në qytet.

Sot, në Ditën e Evropës, Tetova vazhdon të mbetet pa transport publik.

Sot, në Ditën e Evropës, uzurpimi i hapësirave publike ne Tetovëështë bërë zakon i të fortëve me vite. Ne e përshëndetëm nismën e Komunës për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara, dhe e inkurajojmë atë ta vazhdojë këtë operacion me intensitet edhe më të lartë, dhe të mos jetë selektive, posaçërisht në trotoaret e zaptuara që pamundësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve. Anarkia duhet të marrë fund dhe vendosja e rendit dhe shtetit të së drejtës duhet të jetë pjesë e jetës së përditshme.

Sot, në Ditën e Evropës qytetarët e Tetovës meritojnë të kenë “qytet, me infrastrukturë efikase rrugore, linja të rregullta të transportit publik, parkingje nëntokësore, ambient të pastër jetësor, dhe parqe të gjelbëra që ruhen e mirëmbahen”.

Kliko këtu pë të parë videonto

 

Baby Boo