Rrëzohet një aeroplan i Azerbajxhanit në Nagorno-Karabah


Operacionet ushtarake përgjatë gjithë vijës së frontit në Nagoren-Karabah vazhduan sot, kurse sistemet anti-ajrore të forcave armene rrë*zuan një aeroplan dhe një fluturake pa pilot të Forcave të Armatosura të Azerbajxhanit, kumtoi zëdhënësja e Ministrisë së Mbrojtjes të Armenisë, Shushan Stepanjan.

“Sistemet anti-ajrore të forcave armene në drejtimin verilindor të Arkah rrë*zuan një avion ar*mik dhe një fluturake pa pilot këtë mëngjes. Luf*ta vazhdon përgjatë gjithë vijës së frontit. Armiqtë u përpoqën të thyejnë vijën e frontit në disa drejtime”, ka shkruar Stepanjan në Fejsbuk.

Konflikt i ri mbi Nagoren-Karabah, enklavë kryesisht armene në Azerbajxhan, shpë*rtheu në 27 shtator, duke vr*arë më shumë se 100 njerëz dhe duke pl*agosur qindra. Si Armenia ashtu edhe Azerbajxhani kanë shpallur gjendje lu*fte dhe mobilizim ushtarak.

Konflikti Nagoren-Karabah filloi në shkurt të vitit 1988, kur rajoni autonom shpalli shkëputjen nga Azerbajxhani. Pas konfliktit të ar*matosur 1992-1994, Baku humbi kontrollin e Nagren-Karabahut dhe shtatë rajoneve fqinje.
Negociatat për një zgjidhje paqësore të kon*fliktit kanë filluar që nga viti 1992 brenda Grupit të Minsk të OSBE-së, të udhëhequr nga tre bashkë-kryesues – Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Franca.
Azerbajxhani insiston në ruajtjen e integritetit të saj territorial, ndërsa Armenia mbron interesat e republikës së panjohur, duke pasur parasysh se Nagoren-Karabahu nuk është palë në negociata.

Baby Boo