Rreth 40 persona në izolim shtëpiak në Maqedoninë e Veriut


Dy persona me koronavirus në Maqedoninë e Veriut Në izolim shtëpiak dhe nën mbikqyrje shëndetësore për shkak të koronavirusit në Maqedoninë e Veriut ndodhen afro 40 persona. Këta persona nën mbikqyrje dhe izolim janë pasi kanë pasur kontakt me dy personat e prekur nga ky virus dhe që vijnë nga Zhupa. Dy të infektuarit tashmë dy ditë gjenden në Klinikën Infektive dhe janë në gjendje stabile, ndërsa kanë ardhur nga Italia, ku kanë qenë në vizitë tek të afërmit. Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë ka informuar se shoferi i autobusit me të cilin kanë udhëtuar dy pacientë të sapo infektuar është negativ në koronavirus.

Baby Boo