Vriten dy vajza dhe digjet trupi i tyre, policia italiane akuzon shqiptarin nga Gostivari!


Deri më 20 gusht 1997 emri i Alivebi Hasanit nuk do të ishte aspak i njohur për mediat italiane. Pikërisht këtë emër policia italiane do ta ndërlidh me dy vrasje shumë të mistershme në një mal në Abruzo të Italisë.

Një shëtitje në malin Morone, do të kthehej në tmerrin më të madh për 3 vajzat italiane, që atë ditë kishin vendosur ta kalojnë duke ngjitur përpjetë malin Morone në Abruzë të Italisë.
Dianna Oliveti, Tamara Gobo dhe Silvia Oliveti ishin emrat e 3 vajzave që atë ditë po kërkonin aventurë duke u ngjitur përpjetzën e malit. Gjatë rrugës ishin ndeshur me një bari të cilin e kishin pyetur për drejtimin e rrugës.

Pas këtij momenti do të ndodhin dy vrasjet më të mistershme deri në atë kohë. Dianna dhe Tamara vriten dhe më pas trupi i tyre digjet, ndërsa Silvia me plagë në këmbe arrin t’i shpëtojë vrasësit, duke u fshehur në pyll.

Për këtë vrasje policia italiane do ta akuzoj shqiptarin nga Maqedonia Alivebi Hasanin.

I kontaktuar nga Pa Censurë ai pretendon se në këtë gjykim janë bërë shumë shkelje. Hiqet me këtë arsyetim: “Para se të ndodhë vrasja, në një konflkt policia ka gjuajtur mbi mua, për këtë gjuajtje, unë kam qenë në gjyq me atë polic, kam qenë deri në fazën, afër fitmit të procesit gjyqësor” thotë Hasani. Ai sqaron se nuk ka lindur në Gostivar por në Trebosh të Tetovës dhe ky person i akuzuar. nuk është identiteti i tij. Ai gjithashtu shpjegon se asnjëherë nuk ka punuar bari, siç është raportuar nga mediat italiane, por gjithmonë është marrë me prerjen e drujve.

Ai pret që procesi për lëndën e tij të kthehet në rigjykim, pasi edhe gjendja shëndetësore Hasanit është shumë e rënde.

Alivebi Hasani është i dënuar me burgim të përjetshëm dhe vuan dënimin në burgun e Idrizovës. Në vitin 2005 ishte ekstraduar nga Italia pasi ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Aktualisht vuan nga thyerja e boshtit kurrizor, pasi burgimi i tij është i përjetshëm ai shprehet se nuk mund t’i merr terapitë e duhura.

Për të njejtën vrasje në itali është krijuar edhe një libër që përshkruan në hollësi këtë tmerr.

Baby Boo