Von der Layen arrin në Shkup


Bujar Osmani shkruan: Mirëseardhje për Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Fer Lajen

Kjo vizitë vjen në kohën e duhur, pikërisht para përfundimit të procesit të konsultimeve të gjëra rreth propozimit të fundit nga Presidenca franceze në Këshillin e BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Me seancën e sotme të Kuvendit rrumbullakohen konsultimet që ishin realizuar me të gjithë vepruesit relevant shtetëror dhe shoqëror me qëllim të sjelljes së vendimit të duhur, i cili e prek të ardhmen tonë dhe të fëmijëve tanë.

Prandaj, edhe më shumë e vlerësojmë fjalimin e sotëm të Kryetares së KE-së, drejtuar deputetëve, në të cilin presim kontribut të rëndësishëm në procesin konsultativ dhe mbështetje për vazhdimin e integrimit tonë evropian. Kjo është hera e dytë në historinë tonë që Presidentja e Komisionit Evropian t’i drejtohet Kuvendit tonë. Herën e parë, Romano Prodi, në fillimet e rrugës sonë eurointegruese, me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, dhe tani në fillimin e negociatave, si fazë përfundimtare përpara anëtarësimit tonë të plotë në Union.

Komisioni Evropian gjithmonë ka qenë një partner i dëshmuar në rrugën e procesit tonë eurointegrues, duke i analizuar në mënyrë strikte dhe objektive situatën dhe progresin e arritur, të pasqyruar në Raportet për progresin e shtetit. Këtë mbështetje e presim edhe në të ardhmen, gjatë gjithë procesit të negociatave të anëtarësimit.

Baby Boo