Policia ka ndaluar shoferin e dehur – nuk qëndronte dot as në këmbë


Një shofer në gjendje të rëndë të dehur është zene policia mbrëmjen e kaluar në rrugën Prilep – Manastir. Siç bëhet e njohur, shoferi në fjal nuk ka mundur as të qëndroj në këmbë, dhe ka qenë duke u kthyer nga Birr-festi në Prilep.

Mbrëmjen e kaluar më 17.16.2022 në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 17:00 në territorin e RV Manastir është kryer kontroll i intensifikuar i aksionit për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit. . Gjatë kontrollit janë gjetur dhe sanksionuar ligjërisht 53 drejtues mjetesh.

Numri më i madh i të sanksionuarve janë në zonën e Manastirit 20, në atë të Prilepit 22, pesë vozitës në Resnjë, tre vozitës në Demir Hisar, dy në Makedonski Brod dhe një në Krushevë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 63 shkelje të tjera.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

Baby Boo