Për Maqedoninë 103.200 vaksina kundër COVID-19 nëpërmjet sistemit Covax


Maqedonia do të merr 103.200 vaksina kundër coroanvirusit nëpërmjet sistemit Covax. Të gjitha vaksinat që RMV do t’i merr nga ky sistem do të jenë nga prodhuesit AstraZeneca.

Këtë informacion e kanë konfirmuar nëpërmjet një kumtese iniciativa e Kombeve të Baskuara, Covax.
Covax planifikon që në gjysmën e parë të vitit të dërgojë 337.2 milionë doza të vaksinave, më së shumti tek vendet në zhvillim.

Kjo sasi do të jetë e mjaftueshme për vaksinimin e gati 169 milionë njerëzve me dy doza, ose thuajse 3 përqind e popullsisë në 145 vende që marrin pjesë në këtë iniciativë.
Covax pret të ndajë 336 milionë doza të vaksinave që i zhvillon AstraZeneca dhe Oxford në dy tremujorët e parë.
Ndërsa në tremujorin e parë në RMV pritet të arrijnë 1.2 milionë vaksina nga Pfizer.

Baby Boo