VMRO: Ish zyrtarët tanë, padrejtësisht në paraburgim


Vendimi i gjykatës është i pabazë juridikisht dhe politik që Mile Janakievski dhe Kiril Bozhinovski të mbeten në paraburgim, konsideron VMRO-DPMNE-ja. Sipas opozitës, Specialja masën e paraburgimit e arsyeton me shkresë të kurdisur të DSK-së.

“Kush ka dhënë urdhër që DSK të ndjek presidentin e shtetit dhe aktivitetet e tij? Kush e ka dhënë urdhrin për ndjekjen e Janakieskit dhe Bozhinovskit dhe montimin e konstruksioneve politik në shkresa zyrtare? Sa dhe çfarë shkresa grumbullon DSK për punën e presidentit Ivanov? A abuzohet DSK që të kurdisen vendime gjyqësore të motivuara nga politika? Sa, por edhe ndaj kujt përgatiten konstruksione të këtilla dhe të ngjashme si këto”- tha Naum Stoillkovski, zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

https://youtu.be/3jMDt-47S70

Baby Boo