“Bankat në Maqedoni gjatë kësaj kohe të pandemisë përfitojnë mbi 100 milionë euro”


Ish-këshilltari i ministrisë së financave në Maqedoni, Branimir Jovanoviq ka theksuar se bankat në vend kanë përfituar mbi 100 milionë euro nga kalkulimi i kamatave gjatë kësaj periudhe të pandemisë.

“Një përllogaritje e përgjithshme tregon se bankat kanë përfituar më shumë se 100 milionë euro, për shkak se llogarisin dhe paguajnë kamatat, ndërsa mund të heqin dorë nga to. Por, unë nuk i akuzoj. Bankat kudo në botë janë të njejta dhe ashtu funksionojnë. Vlerësojë se Qeveria mund të kishte ndikuar tek to, që me shtyerjen e detyrimeve, të mos mund të përllogariten kamatat”, ka theksuar për TV21, Jovanoviq që ishte këshilltar gjatë kohës së ministrit të financave të LSDM-së, Tevdovski në Qeverinë e Zaevit.

Baby Boo