Gazeta zvicerane i fton qytetarët t’i dërgojnë fotografi të tyre duke bërë shqiponjën


Gazeta e përditshme zvicerane “Blick”, u ka bërë ftesë qytetarëve përmes faqes së vet zyrtare në rrjetin social Facebook të bëjnë fotografi me shqiponjën dykrerëshe dhe t’ia dërgojnë asaj për publikim.
Padyshim, kërkesa e gazetares zvicerane është frymëzuar nga festimi i dy futbollistëve shqiptarë nga Kosova të ekipit kombëtar të Zvicrës, të cilët shënuan në fitoren 2-1 ndaj Serbisë të premten, shkruan Gazeta Express.

“Na dërgoni fotografi tuaja me simbolin e shqiponjës në [email protected], apo këtu në Facebook”, thuhet në njoftimin e Blick në Facebook.

Në fund të mesazhin, Blick ka dhe një porosi: “Ne i qëndrojmë prapa Kombëtares”.

Edhe ju mund të dërgoni fotograditë e juaja në këtë link: https://www.facebook.com/blick/photos/rpp.62562538918/10156637933688919/?type=3&theater

Komentues të shumtë zviceranë dhe shqiptarë kanë nisur fotografi të tyre në statusin e Blick në Facebook.

Festimi i Xhakës dhe Shaqirit ka ngjallur reagime të ashpra në mesin e serbëve, të cilët janë ankuar edhe në FIFA dhe si pasojë dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës rrezikojnë pezullimin pasi organi qeverisës i futbollit botëror ka nisur procedurë disiplinore ndaj tyre.

Paraqitja mbresëlënëse e dyshes shqiptare e ka çuar Zvicrën buzë kualifikimit në mesin e 16 skuadrave më të mira në Kupën e Botës.

Baby Boo