Shkup, një shtetase turke akuzohet se ka dashur të kontrabandojë ar me vlerë prej 449.330 euro


Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar akuzë kundër një personi, 27-vjeçar shtetas i Turqisë për shkak të kryerjes së veprës penale “Kontrabandë” sipas nenit 278, paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penali, njofton Portalb.mk.

“E akuzuara veprën e ka kryer më 18 dhjetor, rreth orës 20:00 në Aeroportin në Shkup, kur duke e mënjanuar kontrollin doganor nuk ka paraqitur mall-bizhuteri, gjegjësisht ar të bardhë. Ari ka qenë i rëndë 380.50 gramë dhe ka pasur vlerë 27.633.795 denarë (mbi 449.330 euro)”, thonë nga Prokuroria.

Duke e pasur parasysh vlerësimin se ekzistojnë rrethana që e akuzuara mund të arratiset, por edhe se mund ta përsëris veprën, prokurori kompetent deri te gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, i ka dorëzuar propozim për vazhdimin e masës së paraburgimit.

Baby Boo