Viti, parandalohet kontrabanda e stimulantëve seksualë përmes rrugëve malore


Dogana e Kosovës ka konfiskuar mbi 2 mijë copë mjaltë/ stimulantë seksualë në Viti.

Në komunikatën për media thuhet se njësit Antikontrabandë të Doganës së Kosovës kanë ndaluar dhe identifikuar me sukses tentimin për kontrabandë përmes rrugëve malore në regjionin e Vitisë.

“Pas një ndjekjeje në rrugët malore të Vitisë është arritur të ndalohet një automjet, i cili kishte tentuar të futej në territorin doganor duke përdorur rrugët e fshehura malore, derisa pas ndalimit iu gjet një sasi e konsiderueshme e mallrave të paligjshme. Janë zbuluar dhe sekuestruar 2,880 copë mjaltë/stimulantë seksualë, me një vlerë prej rreth 40,000.00 euro”, thuhet po aty.
Sipas tyre, ky sukses i arritur shënon një hap të rëndësishëm në luftën kundër kontrabandës dhe aktiviteteve të paligjshme.

Me këtë rast, Dogana së Kosovës bën thirrje për bashkëpunim të vazhdueshëm nga komuniteti lokal dhe informacione të mëtejshme që mund të ndihmojnë në parandalimin e veprimeve të tilla të paligjshme.

Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve joprofesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi.

Baby Boo