Kot kemi ligje për të drejtat e njeriut, nuk ka komision ku mund të denoncohet diskriminimi (VIDEO)


“Deklarata e përgjithshme ka një moment të bukur, që është – të gjithë lindemi me dinjitet, nderë dhe respekt. Secili prej nesh është lindur me dinjitet dhe ai dinjitet duhet të pasqyrojë të gjithë të drejtat, në të gjithë ligjet dhe mundësitë”, deklaroi Mersiha Smailloviq, aktiviste.

Në letër ngjan shumë bukur, por në praktikë nuk është ashtu. Ekziston deklaratë e përgjithshme për të drejtat e njerëzve, e sjellë pas Luftës së Dytë Botërore. Paraprakisht e ka nënshkruar Jugosllavia, ndërsa më pas e trashëgoi Maqedonia.

Por, sa respektohen te ne të drejtat e njeriut. Kjo ishte tema e magazinës debatuese EU Click, në TV21. Maqedonia ka zgjidhje për këtë çështje, por nuk ka komision ose luftë efikase apo sanksione kundër fenomeneve të tilla.

“Skadoi mandati i komisionit paraprak, d.m.th. nuk kemi anëtarë të komisionit që duhet tani të zbatojnë ligjin. Kemi zgjidhje ligjore të shkëlqyer, kemi ligj të shkëlqyer, por ju si qytetarë nëse dëshironi të denonconi se keni qenë të diskriminuar, ju nuk keni komision ku mund të drejtoheni”, theksoi Smailloviq.

Një nga problemet më të mëdha në Maqedoni është diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike. Rol të madh në këtë ka sistemi arsimor, ndërsa librat janë plot me tekste diskriminuese.

“Paramendoni, në një klasë me fëmijë, nëse përpunohet një lektyrë, ku teksti i lektyrës tregon se një person për para di të gënjejë para gjykatës ose të thotë të pavërteta. Çfarë përshtypje apo traume do të lë te anëtarët e këtij komuniteti. Më pak të rëndësishëm, më pak të vlevshëm për dallim të tjerëve, a nuk është kjo traumë për fëmijët”, theksoi Vaska Bajramovska, zëvendëse e Ombudsmanit.

Por, nuk është vetëm diskriminimi në bazë të përkatësisë etnike, thanë debutuesit, por në Maqedoni ekziston edhe diskriminim në bazë të gjinisë, diskriminim i personave me nevoja të veçanta por edhe diskriminime në baza tjera, ndërsa pa luftë efikase dhe ndryshim të gjërave nga thelbi, vështirë mund të pritet të kemi progres në luftën kundër diskriminimit.

Baby Boo