Virusi korona, shumë më i hershëm se sa në shkurt?


Numri i madh i të infektuarve nga gripi sezonal dhe simptomat e ngjashme me ato të virusit CoVid-19 kanë rritur dyshimet tek autoritetet se virusi korona ka mundur të ekzistojë edhe para shpalljes së pandemisë globale. Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik, Arben Ziberi thotë se këtë vit bilanci i të prekurve nga gripi sezonal ka qenë për 80 për qind më i madh.

Analizat që ne i kemi nga regjistrimet e personave që kanë qenë të prekur, rezulton se numri i të prekurve është dukshëm më i madh se, që nënkupton se ndritën dyshimet se virusi mund të ketë qenë prezent edhe më herët. Sipas informatave tona në nivel republikan numri i të prekurve nga gripi sezonal për dallim nga viti kaluar është më i madh për 17 mijë raste”-tha Arben Ziberi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik

Analizat e Shëndetit Publik tregojnë se simptomat e gripit sezonal dhe CoVid-19 janë 90 për qind të ngjashme. Ziberi thotë se Korona mund të ketë qenë aktiv si virus por nuk është vërtetuar dot derisa kanë munguar testet adekuate. Për këtë arsye pas pandemisë do të bëhet analizë thelbësore.

Unë them se ngjashmëria e simptomave është plotësisht e njëjtë dhe kjo është arsye e fortë se neve duhet analizuar se kur virusi ka qenë tek ne aktiv. Këto janë dyshime që mbajnë plotësisht dhe besoj se në të ardhmen e shkurt do të vërtetohet se kur virusi ka qenë prezent në Maqedoni të Veriut”-pohoi Arben Ziberi, Drejtor i Qendrës së Shëndetit Publik.

Rreth 20 mijë persona është mesatarja e të prekurve nga gripi sezonal ndër vite. Nga fundi i vitit 2019 deri tani numri i përgjithshëm i të prekurve nga gripi është rreth 37 mijë, që rrit për 80 për qind bilancin e të prekurve. Alsat ditë më parë përmes rastit të 79 vjeçares nga Velesi e cila u gjet e vdekur në apartamentin e saj e që më pas rezultoi pozitiv në CoVid-19, ngriti dyshimet nëse virusi korona ka qenë aktiv në vend nga muaji dhjetor 2019. 79 vjeçarja u gjet e vdekur më 6 prill ndërsa në raportin e mjekësisë ligjore të siguruar nga Alsat supozohet se viktima ka ndërruar jetë mes 6 deri 10 janarit. Dyshimet për prezencën e gripit nuk i kontestoi as ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe i cili deklaroi se nuk përjashtohet mundësia që virusi të ketë qenë në vend por nuk është konstatuar shkaku i bartësve asimptomatik.

Baby Boo