VIP-at shkelin rregullat! U hapin llogari në Instagram fëmijëve, të cilët ende s’janë të zotët t’i menaxhojnë


Madje, në disa prej tyre përdoret edhe si medium përmes të cilit informohen qytetarët, shkruan lajmi.net.

Përdorim të madh këto rrjete gjejnë edhe tek këngëtarët, të cilët llogaritin mijëra ndjekës në to.

Pothuajse të gjithë artistët shqiptarë kanë nga një llogari zyrtare në rrjetin Instagram, ani pse ka edhe shumë tjera llogari që menaxhohen nga fansat e tyre.

Por, një dukuri negative që vërehet në Instagram, janë edhe profilet e fëmijëve të këngëtarëve tanë, të cilët bazuar në rregulla nuk mund të posedojnë një të tillë, shkaku i moshës.

Madje, në shumë raste fëmijët janë aq të vogël saqë vështirë ta dinë emrin e tyre, e lëre më të dinë se çfarë do të thotë të posedosh një llogari në rrjete sociale.

Privatësia e të miturit duhet të respektohet në maksimum, por të famshmit nuk e kanë problem t’i ekspozojnë ata në këto platforma.

Lajmi.net ka sjellë një listë nga rezultatet e kërkimit në këtë rrjet dhe del se jo shumë prej artistëve kanë hapur profile për fëmijët e tyre.

Megjithatë, kjo vazhdon të mbetet dukuri negative dhe fajtorët e vetëm për këtë çështje janë prindërit, përjashtuar rastet kur llogaritë e tyre hapen nga fansat e vetë VIP-ave.

Djali i reperit Majk dhe Majlinda Zekës, Roani

Vogëlushi Roan posedon një llogari në Instagram, të cilën ia menaxhon nëna e tij, Majlinda. Për pak kohë nga hapja e këtij profili, Roani ka arritur të bëjë afro 8 mijë ndjekës, kurse ‘ai’ e ndjek vetëm Majlindën.

Djali i Tuna Sejdiut dhe Patris Berishës, Tiani

Edhe djali i këngëtares Altuna Sejdiu ka një Instagram në emrin e tij. Tiani i vogël ka mbi 4000 ndjekës në profilin e tij. Ndërsa, e ndjek nënë, Tunën. Supozohet që këngëtarja është ajo që e menaxhon këtë llogari, madje është goxha aktive.

Vajza e Teuta Krasniqit dhe Adonis Morinës- Kaia

Edhe pse shumë e vogël, Kaia posedon një llogari në Instagram. Madje, ashtu sikurse Roani, edhe Kaia ka mbi 7 mijë ndjekës dhe kohë pas kohe shohim fotografi të reja të saj në këtë rrjet.

Djali i reperit Lumi B dhe Mirandës, Blini

Reperi Lumi B ashtu sikurse kolegët e tij, i ka hapur një llogari Instagrami djalit. Blini është pakëz më i rritur sesa të lartpërmendurit, por megjithatë jo në moshë që të posedojë një Instagram. Ai është aktiv me imazhe të reja dhe ka 4 mijë ndjekës që përcjellin ato që ai poston.

Djali i këngëtares Gjyste Vulaj, Besarti

Pavarësisht se i vogël në moshë, djali i këngëtares ka po ashtu një profil të vetin, ani pse sigurisht se menaxhohet nga prindërit. Edhe pse nuk ka shumë ndjekës, po të klikosh mbi faqen e tij, mund të gjesh qindra imazhe të vogëlushit.

Vajza e Nora Istrefit dhe Robert Berishës, Renee

Një profil ishte edhe në emrin e Reneesë, ani pse nuk gjendej emri i Norës apo Robertit tek personat që ndiqeshin në emër të saj. Pra, duket se këtë llogari e kanë hapur fansat e çiftit.

Andaj, nga ajo që shihet më lart, kuptohet në shikim të parë, se nuk është në rregull që fëmija, i cili ende nuk di të flas asnjë fjalë, apo të di gjërat elementare në jetë, të posedojë një llogari Instagrami, apo të cilitdo rrjet tjetër. Kjo ngase, ka shumë rreziqe në botën virtuale, të cilat lehtë mund t’i prekin edhe fëmijët. /Lajmi.net/

Baby Boo