“Djali i hekurt” në takim me kryetarin e Ferizajit, Agim Aliun

Labinot Azemi qe shumica e njohim me nofkën “Djali i hekurt” për shkak se ai luftoi i vetëm kundër bullizmit, dhe ia doli. Ai sot pati një takim me kryetarin e komunës së Ferizajit Agim Aliun, shkruan Pa Censurë.

Agim Aliu e mirëpriti Labinotin në zyren e tij dhe gjatëkohë biseduan. Nga takimi i tyre, Aliu postoi edhe foto në rrjetin social në Instagram ku edhe shkroi një përshkrim të bukur. Ai u shpreh i gatshëm që t’a mbështes Labinotin në projektet e ardhshme që do t’i realizojnë së bashku, ashtu siç edhe ka mbështetur vazhdimisht deri tani.

Në këtë takim nuk munguan edhe përqafimet. Labinoti për Pa Censurë tha se nuk do t’a harrojë këtë ditë e këtë takim sepse u ndje shumë i lumtur nga përkrahja që i bën kryetari i kësaj komune./PACENSURË/
https://www.instagram.com/p/CZucXeEqJZP/?utm_source=ig_web_copy_link