Vila Vodno: Për dhënien e mandatit e njoftojmë Kuvendin, jo kryeparlamentarin


Të pyetur nga TV21, nga Vila Vodno kanë bërë të ditur se afatet për dhënien e mandatit janë në rrjedhë, se njoftimin se cilës parti do t’ia japë mandatin, nuk ia dërgon kryetarit, por Kuvendit.
Me këtë, ata sqarojnë se nuk do të ketë nevojë të zgjedhet fillimisht kryetari i Kuvendit që më pas të njoftohet Kuvendi për mandatarin për formim të Qeverisë.

“Presidenti pret që në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Kuvendit të ndajë mandatin e kandidatit të partisë ose të partive të cilët kanë shumicë në Kuvend. Sa i takon asaj se kë do ta njoftonit, sipas normave kushtetuese dhe rregulloreve në fuqi, dhe praktikave të vendosura për dhënien e mandatit, presidenti e informon Kuvendin”, thonë nga Kabineti i presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski.
Kjo vjen si kundërpërgjigje e kryeparlamentarit në largim, Talat Xhaferi i cili tha Kuvendi konstituohet pasi të zgjedhet kryetari dhe prandaj s’e ka njoftuar Pendarovskin. Ai deklaroi se nuk mundet të konsiderohet Kuvendi i konstituuar pa një kryetar të zgjedhur.

Baby Boo