KSI: Prej ora 22 deri në 05 të mos punojë asgjë


Komisioni për Sëmundje Infektive të hënën pas takimit të rregullt do të kenë takim edhe me kryeministrin Zoran Zaev, të cilit do t’i propozojnë restrikcione të caktuara, kanë thënë për Faktor nga Komisioni për Sëmundje Infektive.

“Sot nuk rekomandojmë asgjë, kemi lejuar të shohim se si do të lëvizin numrat e personave të infektuarve dhe gjatë vikendit, por biseduam që t’i propozojmë Qeverisë masën e cila ka të bëj me punën e objekteve hotilerike, marketeve, ushqimeve të shpejta, furave.

Propozimi jonë është që nga ora 23.00 deri në orën 05.00 të mos punoj asgjë, ose prej orës 22.00 deri në orën 05.00, por nuk do të ketë restrikcione në lëvizje. Nëse dikush dëshiron të shëtisë le të shëtis, por në nëntor, dhjetor asgjë nuk do të punojë.

Qëllimi është që ta ulim grupimin në objekte të mbyllura, ku rreziku për shpërndarje të virusit është më i madh. Po ashtu kemi propozuar edhe restrikcione në lidhje me transportin publik”, kanë thënë për Faktor nga KSI. Në takimin e sotëm kanë marrë pjesë edhe studentët e Fakultetit të Mjekësisë, të cilët siç u tha dje do të përfshihen në betejën kundër KOVID-19.

Baby Boo