Aksident i rëndë te Spitali në Prishtinë: Tre persona të lënduar


Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak çastesh në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, në Prishtinë.
Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore kanë marrë tre persona, të cilët janë dërguar menjëherë në spital për trajtim mjekësor.

Rastin për Gazetën Metro e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se të përfshira në këtë aksident ishin dy vetura.
“Rreth orës 13:00, në afërsi të Institutit të Shëndetit Publik, ka ndodhur një aksident trafiku ku të përfshira kanë qenë dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar tre persona, të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Me rastin, si pasojë e së cilit janë shkaktuar edhe kolona në hyrjen e daljen e QKUK’së, po merret nësiti i trafikut.

Baby Boo