(VIDEO) TAKI FITI: VENDI DUHET TË KYÇET DREJT PERËNDIMIT


Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë, Taki Fiti, vlerëson se Maqedonia duhet të kyçet drejt vlerave perëndimore, nëse dëshiron të ec përpara, pasi sipas tij, është vend specifik, vend i vogël por edhe multietnik. I pyetur se çfarë do të ndodhte nëse bie poshtë i gjithë procesi i marrëveshjes me Greqinë, ai tha se në atë rast do të ishte vështirë që të arrihej një marrëveshje e re.

Taki Fiti, Kryetar i AShAM-it

“Personalisht mendoj se Maqedonia atëherë do të gjindej në një situatë të vështirë. 27 vite ne përballemi me këtë proces dhe është ndër pengesat më të mëdhaja për përparimin tonë drejt integrimeve euroatlantike. Fatkeqësisht, çështja është e vështirë dhe e dhimbshme. Mendoj se nuk ka qytetar në Maqedoni, edhe ato që e mbështesin edhe ato që e kundërshtojnë, që është plotësisht i kënaqur me të gjitha çështjet e marrëveshjes. Nëse ajo ndodh nuk e di cila qeveri tjetër do të mund të bënte përsëri një marrëveshje dhe ndonjë marrëveshje më të mirë. Me një qeveri të re eventuale greke, i dini pozicionet e opozitës Micotakis. Do të ishte shumë e vështirë”.

Në intervistën e tij për Radion Evropa e Lirë, ai tha se nëse do të zgjidhej përmes marrëveshjes ndërkombëtare çështja e ndryshimit të Kushtetutës, ndoshta nuk do të kishte nevoj që të ndryshohen emrat brenda vendit.

Taki Fiti, Kryetar i AShAM-it      

“Mendoj se nëse nuk do të ndryshonte Kushtetuta do të kishim marrëveshje më të mirë, por ato janë negociata dhe rezultati i negociatava varet nga konstelacioni i përgjithshëm i raporteve, por po ashtu varet edhe nga fuqia negociuese dhe politike e vet shteteve. Greqia është anëtare e plotë e BE-së, ajo ka fuqi shumë më të madhe negociuese dhe kompromisi është se duhet të jepni diçka, të fitoni diçka dhe në fund të dyja palët janë të pakënaqur për diçka, ky është kompromis sipas definicionit dhe këtë e dijmë të gjithë ne”.

Ndërsa, në lidhje me qëndrimet e kundërta të anëtarëve të Akademisë për çështjen e emrit, ai ka deklaruar se AshAM nuk është parti politike por, është institucione i lartë shkencor dhe akademik dhe çdo akademik ka të drejtë të thotë atë që e mendon.

Baby Boo