Reuters: Ja pse Mali i Zi do ndërtojë gardh në kufirin me Shqipërinë


Lajmi se Mali i Zi pritet të ndërtojë një gardh në kufirin me Shqipërinë, ka marrë dhenë.

Veprimi, që ngjan si një lëvizje e imituar nga presidenti amerikan, Donald Trump, është raportuar edhe nga agjencia Reuters.

Sipas asgjencisë, mijëra njerëz vërshojnë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut drejt vendeve të pasura europiane përmes rugës së re nga Greqia, drejt Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjes për në Kroaci.

Por zyrtarët malazezas thonë se ata kanë kthyer shumë emigrantë në kufi.

Megjithatë ata shtojnë se autoritetet shqiptare refuzojnë që të pranojnë emigrantët që kthehen nga Mali i Zi, pavarësisht marrëveshjes mes tyre.

Shumë vende në rrugën e emigrantëve kanë siguruar kufinjtë me barriera fizike.

Hungaria ka vendosur një gardh me tela të mprehtë gjatë krizës së madhe të vitit 2015, kur më shumë se 1 milion emigrantë kaluan kufirin për në Europë.

Baby Boo